Gaba i përgjigjet Spiropalit: McGonigal pranoi stisjen ndaj Bashës, po e relativizoni përmes vizitës së Blinkenit!

Deklaratës së Elisa Spiropalit në lidhje me konferencën për shtyp të kreut të PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur anëtari i kryesisë së PD, Gentian Gaba, i cili shkruan se “zëdhënësit e Ramës me në krye Spiropalin, qëndrimin e Bashës për mbylljen e gjyqit të McGonigalit në SHBA, në të cilin McGonigali pranoi stisjen e kurdisur nga Rama kundër Bashës, po e relativizojnë përmes vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit”.
“Guxim i madh duhet për të lidhur dy gjërat, sidomos kur je kapur në faj, e mbi të gjitha kur nga pozitat e Ministres së Shqipërisë, përdor vizitën e Sekretarti Blinken si letër higjenike për të pasturar pislleqet e Ramës në shërbim të pushtetit të tij.” – vijon më tej Gaba.
Më poshtë reagimi i plotë i Gentian Gabës:
Ashtu siç pritje, zedhenesit e Rames me ne krye Spiropalin, qendrimin e Bashes per mbylljen e gjyqit te McGonigalit ne SHBA, ne te cilin McGonigali pranoi stisjen e kurdisur nga Rama kunder Bashes, po e relaitivizojne permes vizites se Sekretarit Amerikan te Shtetit.
Pra, sipas Spiropalit, pritja e z. Blinken, e ben kolegun e Ahmetaj, Beqaj, Tahirit, Dakos etj. te pastur nga aktet korruptuese per te cilat eshte gjendur nje fill i kuq qe lidh kryeminsitrine me zyren e ish-shefit te FBI-se.
Guxim i madh duhet per te lidhur dy gjerat, sidomos kur je kapur ne faj, e mbi te gjitha kur nga pozitat e Ministres se Shqiperise, perdor viziten e Sekretarti Blinken si leter higjenike per te pasturar pislleqet e Rames ne sherbim te pushtetit te tij.
Ndersa, per perkdheline me te cilen po kudulisin pushtetin e tyre te korruptuar, sic deshmon Ahmetaj nga ekzili apo dosjet pirg ne SPAK, u duhet kujtuar se karuseli mbi te cilen udhetojne nuk njeh vetem ngjitje, kurre nuk ka njohur vetem nje te tille.
Ja per shemull, ne foton ketu poshte kemi ilustrimin e keqkuptimit ballkanik per rolin e perandorise dhe aktoreve rastesor apo jo te planeve te saj, te gjithe e dime se ku ndodhet sot Presidenti Bush dhe ku ndodhen 3 te tjeret…
Timeo Danaos et dona ferentes

Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Cikli: Punët për Shqipërinë! Çfarë na provoi koha për Air Albania?
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


