Lajme flash

Gjendja e mjerueshme e arsimit dhe shëndetësisë, Nika: Korrupsioni ka një alternativë! Drejtësi, dinjitet dhe zhvillim

8 Prill 2025, 09:30 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjendja e mjerueshme e arsimit dhe shëndetësisë, Nika:

Gjergji Nika, përfaqësues i Koalicionit Euroatlantik në Vlorë, i kujton qytetarëve gjendjen dramatike të shëndetësisë dhe arsimit, si pasojë e neglizhencës dhe korrupsionit qeveritar.

Nëse nuk të bën përshtypje cilësia përtokë e shërbimeve shëndetësore dhe e shëndetësisë apo cilësia e keqe e arsimimit të fëmijëve të tu, atëherë voto PS!” deklaron ai, ndërsa bën thirrje për një model të ri qeverisjeje që garanton shërbime dinjitoze dhe një të ardhme më të sigurt për çdo familje.

Postimi i plotë i Gjergji Nikës:

Përse nuk duhet votuar Partia Socialiste!
Nëse korrupsioni qeveritar, krimi e droga nuk të bëjnë përshtypje dhe drejtësisë i shpallet luftë, atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje varfëria e ulur këmbëkryq në Shqipëri, sytë plot dhimbje të njerëzve që varfërohen çdo ditë e më shumë; rritja galopante e çmimeve dhe e kostos së jetesës, atëherë voto PS!
Nëse eksodin biblik të të rinjve, vrasjen e shpresës së shqiptarëve për një jetë e perspektivë më të mirë e shikon si gjë normale, atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje cilësia përtokë e shërbimeve shëndetësore dhe e shëndetësisë apo cilësia e keqe e arsimimit të fëmijëve të tu atëherë voto PS!
Nëse nuk të bën përshtypje që je i vjedhur në gjithçka, dinjitet, ekonomi, ndershmëri, atëherë voto PS!!
Nëse nuk të bën përshtypje mungesa e transparencës, përgjegjshmërisë e llogaridhënies nga qeveritarët tanë të çdo niveli, atëherë voto PS!!
Por...
Nëse beson se Shqipëria meriton më shumë; ke përgjegjshmëri, qytetari, atdhedashuri si shqiptar, nëse beson tek drejtësia dhe fundi i pandëshkueshmërisë;
Që Shqipëria të shpëtojë, që rinia ta shohë të ardhmen këtu, që të mos jemi më të varfër e të vjedhur; që t’i themi NDAL vrasjes së shpresës, vrasjes së të ardhmes sonë në 11 maj votojmë për të ardhmen!
Voto Numrin 4 
#KoalicioniEuroatlantik 
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Po ndodh...