Petë misri me lëpjetë
23 Prill 2025, 08:18 / RECETA ALFA

Përbërësit:
Miell misri
Lëpjetë e freskët
Kos i trashë
Qumësht
Kripë
Vaj ose gjalpë i freskët
Përgatitja:
Në fillim përgatitim petët me miell misri, duke përzier miellin me ujë të ngrohtë dhe pak kripë, dhe duke i shtruar petët me dorë ose me okllai. Petët i pjekim një nga një në furrë ose në tigan dhe lihen mënjanë. Ndërkohë presim lëpjetën pasi e kemi larë mirë, e vendosim të zbutet në ujë të vluar, më pas e kullojmë dhe e grijmë hollë. Shtojmë tek lëpjeta kos dhe pak qumësht dhe e përziejmë derisa të bëhet një masë kremoze.
Në një tepsi radhisim petët duke i spërkatur me përzierjen me lepjetë dhe kos, shtresë pas shtrese. Në fund hedhim pak vaj ose gjalpë sipër dhe e vendosim të piqet në furrë për pak minuta.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
Nga Bato Kosova
ide
Sekretari i Parë i PD
Nga Indrit Vokshi
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
