''Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare''/ Fevziu: PD të konsolidojë marrëdhëniet me SPAK-un!

Gazetari Blendi Fevziu i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se Berisha nuk duhet të kandidojë për kryetar të PD-së, siç mendohet se do të ndodhë pas dy muajsh, por të qëndrojë si kryetar nderi. Ndërsa u shpreh skeptik për bashkimin e opozitës.
“Opozita duhet të bëjë përpjekje për të risktrukturuar marëëdhëniet me ndërkombëtarët.
E dyta opozita duhet të konsolidojë marrëdhëniet me drejtësinë dhe SPAK. I mirë apo i keq duhet t’i qëndrosh kësaj ideje.
E treta duhet të ketë hapa konkretë.
E katërta sa është bindëse opozita në publik”.
I pyetur nëse Berisha është pengesë për PD-në dhe opozitën, Fevziu u shpreh se ai duhet të mos garojë në zgjedhjet brenda PD-së për kryetar, por të qëndrojë si kryetar nderi.
“Përgjegjësia i shkon Berishës. PD ka një zinxhir gabimesh. Grupi parlamentar i PD-së i dalë nga zgjedhjet e 11 majit nuk përfaqëson shoqërinë shqiptare. Një largim i menjëhershëm i Berishës nuk zgjidh asgjë. Duhet të qëndrojë kryetar nderi i partisë. Berisha duhet të zgjedhë një kandidat për kryeministër”.
Fevziu u shpreh skeptik për nismën e Ermal Hasimes dhe grupit të tij për të bashkuar opozitën.
“Nismën e Hasimes e shoh si pozitive. Hasimja thotë se kështu si është opozita nuk i bën gjë Ramës. Ajo që kuptova unë që nuk janë të përgatitur, se e shohin si gjë personale.
E majta italiane nuk e mundte dot Berluskonin, por zgjidhnin Romano Prodin që dilte përballë Berluskonit që ishte në kulmin e fuqisë së tij”.
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128