Hap dyert spitali i ri i Laçit, Rama: nuk kemi boshllëk në mjekësi, pavarësisht ikjeve të bluzave të bardha

5 Shtator 2022, 13:33 / POLITIKË ALFA PRESS

Hap dyert spitali i ri i Laçit, Rama: nuk kemi boshllëk në

Hap dyert spitali i ri i Laçit, i rindërtuar nga themelet pas dëmtimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.  Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu inspektuan spitalin e ri, një investim i qeverisë shqiptare. Në fjalën e tij para stafit, kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka mungesa në mjekësi edhe pse janë larguar mjekë dhe infermierë.

"Kjo ditë përjetohet në mënyrë të posacme në këtë zonë ku është prania e Shna Ndoit dhe janë të panumërt shqiptarët që vijnë për pelegrinazh. Më vjen shumë mirë që në këtë ditë të sotme përgjatë hedhjes së një vështrimi në mjediset e reja të spitalit, pashë disa mjeke të reja, të cilat janë atashuar spitalit të Kurbinit për të dhënë kontributin e tyre pasi kanë mbaruar me rezultate të shkëlqyera në shkollë. Dua ta theksoj sepse shpesh herë dëgjojmë të përsëritet që s’kemi mjekë, s’kemi infermierë, kanë ikur të gjithë. Në fakt, për hir të vërtetës ne nuk e kemi një boshllëk të tillë, pavarësisht të pamohueshmes që ka mjekë e infermierë që të provojnë veten dhe të kërkojnë një eksperiencë gjetkë", - tha Rama.

 

Po ndodh...