Ilir Metaj del në TV që në “pikë të mëngjesit”: Do rrëzojmë edhe Bashën!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka dalë këtë të hënë “që në pikë të mëngjesit” në emisionin “Kafe Shqeto” në TV Syri dhe ka premtuar se partia që drejton ai, do të rrëzojë jo vetëm Edi Ramën por edhe Lulzim Bashën tashmë të vetë-dorëhequr nga kreu i Partisë Demokratike.
I pyetur nga moderator Flavio Qarri për një front, Rama- Basha, Ilir Metaj deklaroi se ata që të dy kanë të njëjtën axhendë.
“Po Rama e ka bërë korruptimin e Bashës dhe opozita nuk ka dashur ta pranojë këtë. E padyshimtë që axhenda e Bashës dhe e Ramës është e përbashkët sikurse ajo e Ramës është e Beogradit. Por padyshim që do të ketë një ballafaqim të plotë, frontal. Regjimin po e lënë nervat’, tha Metaj.
Gjithashtu kreu i PL e siguroi moderatorin Qarri, se do të jetë në politikë edhe për 25 vitet e ardhshme por tani për tani është shumë i zënë me zhbllokimin e situatës ku ndodhet edhe vetë me çështjen në SPAK dhe problemet që ka me Autoritetin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit.
“Që në 25 korrik nuk kam pasur asnjë ditë pushim. Jam shumë i qartë në zhbllokimin e kësaj situate të jetës institucionale, politike, ekonomike në vend. Është një dëshpërim i thellë i tij se prej gati një viti ka humbur kontrollin e plotë të opozitës, dhe sikurse nuk i ka funksionuar “non grata”, nuk i ka ecur as ky karagjozllëku i fundit, kur mendon të shpëtojë me këto metoda të ulëta duke angazhuar këto institucionet.
Sa i takon kësaj “shakasë” (me Sigurimin e Shtetit)është e qartë dhe kristal nga vetë person i ndjekur nga Sigurimi i Shtetit, që vetë ka sqaruar për dosjen e tij dhe e ka bërë të qartë se cili është IM. Gjithçka është një mashtrim, tymnajë dhe kjo është arsyeja pse unë kam ndjekur rrugën e prokurorisë për të ndjekur individualisht të 6 anëtarët e Autoritetit të Dosjeve dhe ky është një proces që do të keni rast ta ndiqni ndaj këtij regjimi të pashpresë”, tha ai.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128