“Indekson akcizën e naftës, ndërsa mashtron pensionistët”, Berisha: Po ndëshkon qytetarët ne 2.6 mld euro, shkaku pse çmimet po rriten...

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë takimit në PD, foli për çmimin e naftës që në Shqipëri është më e larta në botë krahasuar me fuqinë blerëse.
Berisha tha se qeveria në një akt cinik të pashembullt dhe akcizën e ka bërë të indeksueshme.
“Nuk jua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve. Jo, i mashtron, indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionit dhe kjo jep një rritje të ndjeshme cdo vit dhe marrë së bashku rëndon me 40 lek të vjetra në çmimin e saj”, tha Berisha.
Sali Berisha: Në një akt cinik të pashembullt dhe akcizën e ka bërë të indeksueshme. Nuk jua bën pensionistëve indeksimin e pensioneve. Jo, i mashtron, indekson akcizën e naftës dhe e rrit atë në përputhje me inflacionit dhe kjo jep një rritje të ndjeshme cdo vit dhe marrë së bashku rëndon me 40 lek të vjetra në çmimin e saj.
Nuk ka asnjë koncept i fshirë dhe mbi këtë bazë del dhe u thotë qytetarëve cdo lloj mashtrimi që i vjen në kokë. Shet injorancë nga mëngjesi në darkë para kamerave, mashtrime të turpshme dhe gjithçka bën për të mbuluar këtë ndëshkim që u bën shqiptarëve me çmimin e naftës. Ndëshkim që shkon në miliarda euro, në 2.6 miliardë euro. Shkon në pamundësi masive të fermerëve për të paguar mjetet e punës, shkon në çmime të larta transporti, në rritje të çmimeve të ushqimeve dhe shkon në njjë cinizëm, sharlatanizëm ekstrem.
Po ndodh...
ide
Kur kartoni dhe arroganca bëhen ligj
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128