"Kishit Elisën dhe Ulsiun me inteligjencë normale, tani po fusni inteligjencën artificiale"/ Të qeshura në studio gjatë diskutimit për nismën e Ramës

12 Dhjetor 2023, 22:37 / POLITIKË ALFA PRESS

"Kishit Elisën dhe Ulsiun me inteligjencë normale, tani po fusni

Blendi Klosi ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku u fol edhe për inteligjencën artificiale, që Edi Rama prezantoi gjatë Kongresit të PS, si nismën e fundit që do të shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni dhe do të na ndihmojë të integrohemi në BE, pa harxhuar para për përkthyes dhe juristë.

Kjo është pak a shumë biseda e zhvilluar mes Klosit dhe analistëve: 

Ylli Rakipi: Folëm për inteligjencën artificiale, që do të futet këtu. Tani, inteligjenca artificiale, nuk është e pavarur apo jo? Çfarë i fut ti, ajo i përpunon. Deri tani është marrë inteligjenca normale, e ministrave që keni ju, Ulsiu, Manastirliu, ministrat që keni ju, janë marrë këto dhe janë bërë punët deri tani. Po tani, si do të bëhet, do ti thotë i madhi fare gjërat dhe do të futen në inteligjencë dhe do të përpunohen, si do bëhet kjo?

Blendi Klosi: Më falni që përgjigjen do ta jap seriozisht, se ju e doni me humor.

Ylli Rakipi: Edhe me humor po deshe, sepse e kupton populli dhe na bën punë. Pra inteligjencën normale që keni, si do ta ndërroni me artificialen? Çfarë do të fusni aty?

** qeshje në panel **

Blendi Klosi: Dakord pra dakord… (qesh) Në rradhë të parë duhet të kuptojmë se cfarë është inteligjenca. Është grupim, database i madh informacioni, kur ti kërkon një përgjigje, e gjen aty.

Ylli Rakipi: Nuk e fut Edi Rama?

Blendi Klosi: Në database që menaxhohet nga inteligjenca artificiale, janë të futura të gjitha gjërat e shkruara në rrugë dixhitale, nga BE, nga Shqipëria, nga e gjithë bota. Kur kërkon përshembull të marrësh ligjin e mjedisit, se çfarë kanë thënë shtete të tjera për mjedisin, nuk ka nevojë të marrësh të përkthesh legjislacionin e BE, por ka përmbledhje që ta sjell inteligjenca artificiale. Ajo që duhet të hedhin në database administrata është legjislacioni i vendit, që shumica janë në version dixhital. Pra, është i arshivuar i gjithë legjislacioni evropian, ne hedhim shqiptarin. Inteligjenca artificiale, e merr dhe e përpunon. Nëse më parë unë pyesja me qindra njerëz në ministri, nuk kemi patur vlerësim të plotë të gjithë legjislacionit të fushës.

Ylli Rakipi: Po për tenderat që tha Edi Rama?

Blendi Klosi: Kompanitë, të gjithë informacionin do ta hedhë në database të inteligjencës artificiale.

Ylli Rakipi: Kush e zgjedh fituesin?

Blendi Klosi: Nuk do të ketë më nevojë që ndërtuesi i rrugës x, ti hedhë materialet sa herë të bëjë rrugën, por i ka hedhur. Kur të bëhet rruga X përshembull, punën e bën administrata, por vlerësimin e standartin është inteligjenca që nuk të lejon… Kur të vlerësohen kompanitë që mund ta bëjnë rrugën, nuk është më individi, do të jetë teknologjia.

Ylli Rakipi: Po bëri gabim inteligjenca, SPAK-u thërret inteligjencën?

Blendi Klosi: Padyshim në fund fare do të ketë një njeri që do të firmosë, një grup njerëzisht që do të firmosin. Ne po përdorim teknologjinë për të lehtësuar të gjithë këtë. 

Neritan Sejamini: Këtë që po bëni ju, do e ktheni në patentë dhe t’ua shisni qeverive të tjera?

Blendi Klosi: Neritan…

Neritan Sejamini: Është shumë ide e avancuar, ke rreth 200 qeveri në botë, mund të zgjidhin korrupsionin në botë.

Blendi Klosi: Me kulturën euroatlantike që keni…

Ylli Rakipi: Këtë euroatlantike mos e përdor shumë, se a ta lë ai lart ta përdorësh…?

Blendi Klosi: Padyshim që është avant-garde, sa i përket integrimit europian, Edi Rama e tha në Kongres që ne do të ndihmojmë edhe Kosovën.

Neritan Sejamini: Nëse kjo e inteligjencës artificiale do të bëhej te inceneratorët, SPAK-u do të arrestonte kompjuterin dhe jo ministrat.

Blendi Klosi: Nuk dyshoj se aftësia e ju të treve për ta kthyer çdo gjë në interes të emisionit... 

Andi Tela: Inteligjenca artificiale, dakord do të përgatisë 280 mijë faqet e ligjeve. Kur erdhi PS në pushtet, Rama thoshte nuk e kanë fajin njerëzit që korruptohen, por është sistemi që të korrupton. Tani kanë kaluar dhjetë vjet që ky sistemi, vijon të jetë i korruptuar, madje në mënyrë banale fare si me inceneratorët dhe tenderat e shëndetësisë. Te inteligjenca artificiale, prapë punonjësi do të jetë që do të ngarkojë të dhënat. Nëse ai shkruan që dhjetë kamionët e kompanisë duhet të jenë ngjyrë të kuqe, inteligjenca artificiale nuk ka çfarë t’i bëjë asaj. Ju thoni që ne kemi sukses të madh, që kemi 1200 e ca shërbime të dixhitalizuara, për të cilat ne paguajmë, por në numrin e punonjësve të administratës nuk kemi asnjë lëvizje. Pra, kostot janë të njëjtat.

Blendi Klosi: Një koleg më ka thënë që ka dy korrupsione, një të vogël dhe një të madh. Për këtë të voglin, është ky e-albania. Cfarë bën kjo? Teknologjia na ka bërë të mundur që shumë gjëra të jenë online dhe të mos ketë korrupsi

 

Po ndodh...

ide