Konsensusi PS-Rithemelim/ Gaba: “Nënkomisioni“ që hodhën në treg, Trusti i lulelakrës Rama & Berisha

12 Mars 2024, 15:06 / POLITIKË ALFA PRESS

Konsensusi PS-Rithemelim/  Gaba: “Nënkomisioni“  që

Nënkryetari i Rithemelimit Gazment Bardhi, në fjalën e tij për mediat pas Konferencëns së Kryetarëve u shpreh se është lajm i mirë që pas muajve rezistencë të deputetëve të Rithemelimit, mazhoranca ka reflektuar.

Maxhoranca ka reflektuar pas 5 muajsh. U refuzua kërkesa e opozitës për ndryshimin e kryetarit të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Kemi rënë dakord në parim për ngritjen e Komisionit Hetimor për kontratat koncesionare korruptive në sektorin e shëndetësisë dhe për ngritjen e Komisionit Hetimor për ndërhyrjen në të dhënat personale në sistemin TIMS. Opozita ka pasur gjithmonë gatishmërinë për normalitet në parlament. Nënkomisioni do t’i duhet t’i japë Shqipërisë ligje, që janë në interes të shqiptarëve. Ne do të zbatojmë vetëm Kushtetutën”, deklaroi Bardhi.

Dhe në lidhje me këtë nënkomisionin që sipas Rithemelimit do t'i japë Shqipërisë ligje ka reaguar analisti Gentian Gaba.

Gaba shkruan se ky “nënkomisioni“ që hodhën në treg si një as nga mënga, i negociuar prej ditësh, nuk është gjë tjetër vecse Trusti i lulelakrës Rama & Berisha. 

Postimi i plotë i Gentian Gabës:

Ky “nënkomisioni“ që hodhën në treg si një as nga mënga, i negociuar prej ditësh, nuk është gjë tjetër vecse Trusti i lulelakrës Rama & Berisha. Nëse ky nënkomision bëhet fakt, do të thotë se ata që u nisën për revolucion përfunduan në bashkëqeverisje. Suksese në jetë.

 

 

Po ndodh...

ide