Kryeministri i Greqisë Mitsotakis takim me banorët në pedonalen e Himarës, qytetarët e presin me flamuj grekë

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ndodhet në Shqipëri për një vizitë zyrtare. Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:30 Mitsotakis ka mbërritur me helikopter në Himarë, ku ka vizituar shkollën greke.
Axhenda e tij nis pikërisht me Himarën, duke theksuar me këtë vizitë rëndësinë e minoritetit grek për shtetin fqinj. Pas vizitës në shkollën Omiros, Presidenti grek ka vizituar dhe Kishën dhe është takuar me qytetarët në shëtitoren e Himarës. Banorët e kanë pritur me thirrje dhe flamuj grekë. Para zyrës së Omonia-s, kreu i saj Fredi Bejleri ka mbajtur një fjalim në greqisht dhe më pas ka qenë Mitsotakis që i është drejtuar qytetarëve me një mesazh.
Një ndalesë e Mitsotakis do të jetë dhe në zyrat e Omonias.
Në Livadhja do të ketë një tjetër vizitë dhe më pas do të udhëtojë drejt Dervicanit në Gjirokastër, ku ndodhet po ashtu një pjesë e minoritetit grek në Shqipëri. Pas këtyre vizitave, kryeministri i Greqisë do të takojë kryeministrin Edi Rama.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
