“Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve”/ Basha takim me ish-zëvendës Presidentin, Mike Pence

Kryetari i PD, Lulzim Basha,vijon takimet në SHBA.
Një tjetër takim ai e ka realizuar me ish-zëvëndëspresidentin e SHBA, Mike Pence.
"Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t'ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve", - shprehet mes të tjerash Kreu i PD, Lulzim Basha.
Postimi i Bashës:
I ftuar nderi në forumin e Unionit Ndërkombëtar Demokrat, ishte sot ish-zëvendës Presidenti i SHBA-së Mike Pence.
Kënaqësi të bisedoja me të dhe të ndaja mirënjohjen e madhe që çdo shqiptar ka për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i ka dhënë dhe i jep kombit shqiptar.
Me ndihmën dhe mbështetjen e SHBA-së, ne do t'ja dalim të ndryshojmë Shqipërinë dhe të mbrojmë interesat e shqiptarëve kudo ku ata jetojnë.
Të bekuar me miqësinë e SHBA-ve, të cilën duhet ta mbrojmë dhe forcojmë edhe më tej.


Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128