Ku i gjeni paratë e fushatës së shtrenjtë ti dhe Berisha?!/ Metaj: Autobusi i Belos i ka frikësuar!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj, ka dalë këtë të martë në mesditë në një konferencë me gazetarët. Mes të tjerave ai është pyetur edhe për një nga temat më të nxehta të këtyre 2-3 ditëve, (sidomos pas mitingut të madh që është zhvilluar në ‘Air Albania’), se ku ai dhe Berisha i gjejnë paratë, për këto aktivitete të shumta dhe të shtrenjta.
Metaj deklaroi, se të gjitha këto pyetje mund të bëhen zyrtarisht dhe do t’u kthehet përgjigje nga sektori i financës në Partinë e Lirisë dhe ai i Partisë Demokratike, (Rithemelimi).
Gjithashtu ai shtoi se me këto detaje merret vetëm Edi Rama që është i frikësuar- sipas tij- nga rezultati i zgjedhjeve të 14 majit. Në fjalën e tij ai e përmendi shpesh fjalën “frikë” nga fitorja e padiskutueshme e koalicionit “Bashkë fitojmë”, duke theksuar se autobusi i Belind Këlliçit, (Belo), i ka tmerruar të gjithë!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



