“Kush tërheq litarin do mbytet”/ Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe me doza kërcënimi, lidershipit politik të Maqedonisë së Veriut. Mitsotakis shfrytëzoi fushatën elektorale për zgjedhjet e Parlametit Europian, të cilat do të mbahen në muajin qershor, për ti përmendur Shkupit integrimin europian.
“Kur dikush e tërheq litarin, duhet të jetë gati sepse do të mbytet. Dhe nëse del nga kursi i rënë dakord, le ta dijë se do ta gjejë të mbyllur rrugën drejt Europës, rrugë e cila kalon nga Greqia dhe respektimi i së drejtës ndërkombëtare”, theksoi Mitsotakis.
Dy janë dilemat greke për këtë fushatë. Çështja e Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet me Turqinë. Mitsotakis tha se, Greqia nuk i harron marrëdhëniet me Turqinë por në të njëjtën kohë nuk harron as mosmarrëveshjet.
Mediat greke kanë ndjekur nga afër fushatën e Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis në Artë për takime me banorët e zonës. Pranë tij, shihet edhe djali i Fredi Belerit, i arrestuar me burg me akuzën e vjedhjes së votave për zgjedhjet e majit 2023. Ky i fundit është kandidat i partisë greke Demokracia e Re për zgjedhjet e Parlamentit Europian.
Kyriakos Mitsotakis është një zë i rëndësishëm në politikën europiane. Ai së bashku me Kryeministrin polak, Donald Tusk propozuan krijimin e një mbrojtje të përbashkët europiane përballë kërcënimit në rritje rus.
-
-
-
Nisin javën e ardhshme bisedimet Izrael-Hamas
25 Maj, 16:00
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



