Kuvendi sot në seancë plenare! 2 interpelanca me ministren e Arsimit dhe disa projektligje që pritet të votohen

12 Shkurt 2026, 09:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi sot në seancë plenare! 2 interpelanca me ministren e Arsimit

Sot Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare.

Në rendin e ditës janë parashikuar miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme, interpelanca me ministra, seancë pyetje-përgjigje, si dhe shqyrtimi i disa projektligjeve dhe projektvendimeve të rëndësishme.

Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit 27/1 të Rregullores së Kuvendit, bazuar në kalendarin e punimeve
të Kuvendit për periudhën 9 -27 shkurt 2026,
URDHËROJ:
I. Mbledhjen e Kuvendit në seancë plenare në datën 12.2.2026, ora 10:00.
II. Rendi i ditës i seancës plenare është si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të datave 27.1.2026 dhe 3.2.2026.
2. Njoftime.
4. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputetja Erisa Xhixho.
3. Interpelancë me Ministrin e Arsimit, znj. Mirela Kumbaro, kërkuar nga deputeti Erald Kapri.
5. Seancë pyetje – përgjigje me Ministrin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, znj. Evis Sala,
kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
6. Projektligji “Për shërbimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë”.
7. Projektligji “Për një ndryshim në ligjin nr. 61/2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”,
ndryshuar.

8. Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin e vlerës së shtuar në Republikën
Shqipërisë”, të ndryshuar.
e
9. Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 27/2018 “Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë”
10. Projektvendimi “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me
kohë jo të plotë pune, që rekrutohet për përpunimin e materialeve zgjedhore, të Komisionit Qendror
të Zgjedhjeve”.
11. Projektvendimi “Për disa shtesa në vendimin nr. 65/2025 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues në
përbërjen e komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar.
12. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.
III. Ngarkohen shërbimet e Kuvendit për publikimin e rendit të ditës të seancës plenare, njoftimin e
anëtarëve të Kuvendit me anë të mjeteve të komunikimit elektronik, si dhe përgatitjen e dokumentacionit
parlamentar që do të shqyrtohet.
IV. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.



Po ndodh...

ide