Pas Duleviçit, Lapajt i largohet edhe nënkryetarja Etleva Merko! Jep arsyen e tërheqjes dhe sqaron lajmin për mandatin e një prej familjarëve

11 Korrik 2025, 10:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Pas Duleviçit, Lapajt i largohet edhe nënkryetarja Etleva Merko! Jep
Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, që u duk sikur solli një frymë të re në zgjedhjet e fundit me në krye Adriatik Lapajn, duket se po hyn në një fazë krize të thellë, vetëm pak javë pas betejës elektorale. Etleva Merko, nënkryetarja e këtij koalicioni dhe një nga figurat më publike gjatë fushatës, është larguar papritur nga strukturat, në një akt që brenda radhëve të brendshme po interpretohet si sinjali i parë i shkërmoqjes. Etleva Merkon, e ka konfirmuar për mediet largimin e saj nga koalicioni. Ndërkohë, ajo sqaroi se mamaja e saj, e cila është renditur në listën shumë emërore të “Shqipëria Bëhet”, nuk do të kërkojë mandatin, duke hedhur poshtë aludimet për ndonjë përfitim të heshtur nga pozicioni i saj në listë.

Megjithatë, ajo që ka krijuar një situatë të pazakontë dhe aspak transparente është mungesa e një deklarate publike zyrtare nga drejtuesit e koalicionit.

Largimi i Merkos pa asnjë koment publik nga ana e drejtuesit të koalicionit, Adriatik Lapaj, ka hapur derën për spekulime të shumta: a ka nisur përçarja e parë e madhe në “Shqipëria Bëhet”?. Kujtojmë se edhe kandidati i cili pretendoi mandat deri në fund në Fier, Azmer Duleviç, ditën e djeshme deklaroi në faqen e tij FB largimin nga forca që drejtohet nga Lapaj. Ky i fundit përveç këtyre rrjedhjeve domethënëse duket se ka edhe njē problem edhe më të madh. Lapaj rrezikon mandatin pasi të paktēn një nga kandidatët formal të listës së mbyllur, ka shfaqur pretendime. Zeqir Kordhoni i cili rastis që të jetë edhe daja i Endi Shabanit, jo vetëm që ka lënë për të kuptuar në medie se mund ta pranojë mandatin, por edhe ka hedhur dyshime për falsifikim të firmës së tij, në dokumentacionin e dorëzuar në KQZ.

Burime pranë koalicionit konfirmojnë se ka mosmarrëveshje të thella në drejtim dhe mungesë komunikimi me bazën. Ndërkohë që Lapaj ende nuk ka reaguar për largimin e nënkryetares dhe për ngërçin e krijuar me mandatin, zhvillimet po ndjekin një trajektore të rrezikshme për një forcë politike që premtoi transparencë, ndershmëri dhe risi.

 

 

Po ndodh...