Lulzim Basha ka përkujtuar sot revoltën e Qafë-Barit: Nderime ndaj heronjve që u ngritën kundër mizorisë!

22 Maj 2023, 15:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Lulzim Basha ka përkujtuar sot revoltën e Qafë-Barit:

Ish- kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar sot revoltën e Qafë-Barit e cila u zhvillua më 22 maj të vitit 1984. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Basha shpreh nderime ndaj heronjve të lirisë që u ngritën, sikurse edhe ata të Spaçit, kundër mizorisë duke sfiduar regjimin e kohës.

Postimi i Lulzim Bashës:

"39 vjet më parë, një grup djemsh, të burgosur politikë në kampin e tmerrshëm të Qafë-Barit, sfiduan regjimin duke e ditur se po sfidonin vdekjen. Edhe pse jo të shumtë në numër, me 22 maj 1984 ata ngritën krye kundër mizorisë dhe të keqes që kishte mbërthyer vendin.
Revolta e Spaçit dhe ajo e Qafë-Barit janë dy kryengritje, unike në të gjithë burgjet e perandorisë komuniste, që i bëjnë nder vendit, kujtesës historike, njohjes së rrënjëve të demokracisë, që treguan se shqiptarët iu kundërvunë së keqes në kulmin e saj, me ëndrrën për liri dhe drejtësi.
Sot ndërsa kujtojmë heronjtë e revoltës së Qafë-Barit le të lutemi që sakrifica e tyre të na udhëheqë në vlerësimin e saktë të historisë nga ku kemi kaluar, për të parë qartë përmes gjurmëve që ajo ka lënë, drejt së ardhmes.
Nderim përjetë heronjve të lirisë!"

Revolta e Qafë- Barit ishte një revoltë kundër regjimit komunist në Shqipëri, e cila ndodhi më 22 Maj 1984, në burgun e Qafë Barit, ku ndodheshin rreth 500 të burgosur politikë.

Dhuna, trajtimet çnjerëzore, orët e tejzgjatura të punës së detyruar, mungesa e ushqimit dhe torturat psikologjike dhe fizike sollën revoltën e të burgosurve politikë. Por revolta nuk synonte vetëm zgjidhjen e kushteve të jetesës në burg, ajo ishte një qëndresë kundër regjimit, pasi të burgosurit morën kontrollin e plotë të burgut dhe bënë thirrjet e tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike.

 

Lulzim Basha ka përkujtuar sot revoltën e Qafë-Barit:

 

Po ndodh...

ide