Mbledhja e Ramës në Elbasan/ Endri Fuga jep porositë: Tani dilni në ekrane, trajnohuni për të folur bukur, mos ndryshoni shpesh foton e Profilit në rrjete!

13 Shtator 2024, 13:59 / POLITIKË ALFA PRESS
Mbledhja e Ramës në Elbasan/ Endri Fuga jep porositë: Tani dilni

Nga ora 10:00 e mëngjesit ligjvënësit socialistë janë mbledhur në Elbasan, ku po trajnohen për strategjinë e re të komunikimit në publik. Edi Rama ka vazhduar me strategjinë e tij se e gjithë "puna" për të bindur (gënjyer) shqiptarët janë mediet dhe rrjetet sociale.

Mësohet se "Gëbelsi" i PS, Endri Fuga, ka kërkuar nga deputetëve që në rrjetet e tyre sociale të ketë ritëm dhe të mos ndryshojnë shumë shpesh fotot e profilit pasi shkakton konfuzion tek ndjekësit.

Po ashtu deputetëve u kërkohet që mesazhet të cilat do të përcjellin te qytetarët, të kenë narrativë dhe përmbajtje politike.

Gjithashtu është vendosur që socialistët të rikthehen në ekrane, duke pasur prezencë më të shtuar në studiot e debateve televizive, ndryshe nga çkanë bërë dy vitet e fundit. Gjithashtu Fuga u ka kërkuar të jenë më të pranishëm në media dhe të shfaqin gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo pyetje.

Po ashtu deputetët duhet të trajnohen për të folurën publike dhe duhet analizuar ajo çfarë do të thonë për të shmangur krizat e mundshme, shkruan A2.

Gjithashtu në mesazhet e ligjvënësve socialistë në rrjetet sociale apo mediatike duhet të ketë qëndrime të unifikuara.

Po ndodh...