"Mbron të korruptuarit"/ Debat i fortë mes Haxhiut dhe Shehajt: Shihe veten në pasqyrë, kujdes kur flet me mua!
Në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka patur një debat të fortë mes Agron Shehajt dhe Baton Haxhiut, teksa po diskutohej për SPAK dhe nismën e Edi Ramës për t'i dhënë vetes dhe disa zyrtarëve imunitet nga pezullimi që mund t'i bëjë aktualisht SPAK.
Shehaj e akuzoi Haxhiun se "mbron të korruptuarit", ndërsa analisti i tha se Shehaj është vetë i korruptuar.
Agron Shehaj: Si del ti në mbrojtje të të korruptuarve nuk del askush. Kur merr përsipër të mbrosh të korruptuarit, duhet të kesh arsye të madhe.
Baton Haxhiu: Shihe veten në pasqyre, ti nuk mund të më gjesh mua korruptiv në jetën time profesionale. Unë të shoh në sy dhe të them sa herë të dua që je i korruptuar.
Agron Shehaj: Pse jam i korruptuar?
Baton Haxhiu: Ti mua për kaq vite nuk më thua dot asnjëherë.
Agron Shehaj: Mos u fut në detaje o Baton. Problemi është që njerzit si puna jote mendojnë se ata që na ndjekin janë budallenj dhe ju mund ti gënjeni si t’ju dojë qejfi.
Baton Haxhiu: Bëj jetë publike 35 vite. Kur flet për mua ki kujdes! Unë nuk polemizoj me njerëz për gabimet që bëjnë rrugës. Shikoje veten në pasqyrë.
Agron Shehaj: Njerëzit mund të gjykojnë.
Baton Haxhiu: Duhet të kesh shije të lexuarit si fillim. Mendimi im është mendimi im, mund të mos pajtohesh por nuk flet dot për korrupsionin. Kur nuk e di çfarë është, ke problem…
Agron Shehaj: Qëndrimet e tua mbrojnë të korruptuarit.
Agron Shehaj: Të gjitha, sapo e the tani, repubikë e prokurorëve.
Baton Haxhiu: Ti as nuk kupton se çfarë kam thënë.
Agron Shehaj: Ti je gjeni… The tejkalimi kompetencave, pezullimi,
Baton Haxhiu: Ku thashë unë republikë e prokurorëve? Në çfarë konteksti?
Agron Shehaj: Të thuash çfarë thua ti, është të kesh manualin e analistit që përcjell mesazhin e qeverisë dhe të korruptuarve, e kupton edhe një fëmijë. E kam me fenomenin dhe jo me ty. Nuk e kam as me Ramën, as me ty, por me fenomenin, me pandëshkueshmërinë, ku njerëzit janë detyruar të ikin. Mendon se e them për populizëm. Ti sheh tejkalimin e kompetencave, shkeljen e të drejtave të njeriut të të akuzuarve për korrupsion. Po burgjet janë plot, ti tani u shqetësove?
Po ndodh...
ide
Loja e Ramës me tre dorëheqjet e revokueshme të Belindës!
Mafia e ushqimeve në Shqipëri, më e rrezikshme se trafikantët e drogës….
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128