Mbyllet papritur në prag të sezonit turistik shtegu Theth-Valbonë, ministrja Kumbaro zbardh vendimin

29 Prill 2024, 11:11 / POLITIKË ALFA PRESS

Mbyllet papritur në prag të sezonit turistik shtegu

Shtegu Theth-Valbonë do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, deri në fund të muajit maj. Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro ka zbuluar se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën shumë të rrezikshme.

“Për të gjithë të pasionuarit e ecjes në natyrë dhe ngjitjes së majave:   Deri në fund të muajit maj shtegu “Theth-Valbonë”  do të qëndrojë i mbyllur për vizitorët, për arsye se disa pjesë të Qafës së Valbonës qëndrojnë të ngrira deri vonë, çka i bën ato shumë të rrezikshme.

Drejtojuni gjithmonë udhërrëfyesve të certifikuar për të organizuar në mënyrë të sigurt ecjet tuaja në natyrë”, shkruan Kumbaro në rrjetin social Facebook.

 

Po ndodh...