Mbyllet protesta e PD-së/ Kryeministria ‘në flakë’, shpërthejnë molotovë
10 Shkurt 2026, 19:05 / POLITIKË

Është mbyllur pas rreth dy orësh protesta e Partisë Demokratike, e mbajtur pasditen e kësaj të marte te Kryeministria.
Fjalën e fundit e mbajti Sali Berisha dhe menjëherë pas kësaj është njoftuar mbyllja e protestës, ndërsa dhjetëra molotovë kanë shpërthyer drejt godinës së Kryeministrisë.
Siç mund të shihet në pamjet e mësipërme, Kryeministria është ndezuar nga flakët e zjarri, pasi qytetarët të revoltuar kanë hedhur mjetet piroteknike drejt godinës në shenjë revolte.
Sakaq, efektivët e policisë, të cilët kishin formuar kordon para godinës qeveritare, kanë përdorur autobotin me ujë për të shuar flakët.
Pas shpërthimeve qytetarët kanë nisur të largohen nga sheshi në thirrjet “Ramaik”, ndërsa janë përplasur edhe me policinë.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128