“Me nder muhabetit..." Korreshi i kundërpëgjigjet Braçes: Sot duhet të ishte mocioni

18 Korrik 2024, 12:04 / POLITIKË ALFA PRESS

“Me nder muhabetit..." Korreshi i kundërpëgjigjet

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi i është kundërpërgjigjur ironisë së socialistit Erion Braçe sa i takon problematikave të bujqësisë. Ai tha se mender muhabetit, sa herë kishte marrë fjalën në Kuvend, kishte folur për bujqësinë.

Me nder muhabetit nuk kam lënë fjalim pa folur për bujqësinë. Më e shëmtuara është se kur AZHBR-ja ka dokumentacionet me provat që kanë ardhur, të cilat janë shpërndarë. OLAF-i i ka sjellë. Sot duhet të ishte mocioni.”, tha ai.

Ndërkohë, ka ndërhyrë sërish Nikolla duke shtuar se; “Konferenca e Kryetarëve vendosi që kjo kërkesë të ishte sot në seancë plenare dhe fjalën ta kishin kryetarët e grupeve. Zoti Bardhi nuk e shkela rregulloren. Nuk jap datë sa kohë nuk kemi raportin. E kam këtë të drejtë dhe ftova seancën që të votojë.”

Më herët Braçe tha se: “Kjo çështje u diskutua, u votua. Se kuptoj se pse vazhdohet më kështu. Them që të vazhdojmë të flasim për çështje tjetër të rendit të ditës. Të flasim për ato që janë në rendin e ditës. Ka midis tyre pika ku mund të flitet për bujqësinë.

Kur është zgjuar sot për bujqësinë, keq më vjen, por të flerë akoma. Kur unë flisja këtu për bujqësinë, tallnin, mender andej, menderen", deklaratë e cila shkaktoi pakënaqësi nga opozita.

 

Po ndodh...

ide