“Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët”/ Tabaku: Buxheti dhe Paketa Fiskale merr para nga xhepi juaj për t’ia dhënë koncesioneve

Deputetja demokrate Jorida Tabaku me anë të një videoje me të cilën iu drejtohet qytetarëve, shkruan se buxheti nuk i jep përgjigje nevojave që kanë shqiptarët, por përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë!
Tabaku deklaron se buxheti dhe paketa fiskale që po diskutohen në parlament merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.
MESAZHI I TABAKUT
Buxheti dhe Paketa Fiskale që po diskutohet sot në kuvend ju merr para nga xhepi juaj për t’ia dhënë koncesioneve.
Ky është buxheti që po diskutohet tani në parlament. A i jep buxheti përgjigje nevojave që kanë shqiptarët?
A merret buxheti me inflacionin e rritur që ka shkuar në 30% e që po varfëron çdo shqiptar?
A jep përgjigje rritjes së kësteve të kredisë? Që sot po ulin konsumin dhe po varfërojnë familjet?
A i jep përgjigje sot faturave të rritura të arsimit? Energjisë?
Në mënyrë absolute jo!
Nuk merret me asnjë nga këto shqetësime. Përkundrazi, shton me 17 mln euro kosto për profesionistët e lirë! Taksa të rritura!
Merr 130 mln euro taksa shtesë nga qytetarët shqiptarë për të paguar 120 mln euro koncesione/PPP.
Pastaj pyesim veten përse shqiptarët po largohen?!
Largohen pasi ndjehen të pasigurt!
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
