Miq të mirë derisa nuk na preket interesi personal!

Kishin kohë që ishin bërë bashkë por lidhja e tyre u forcua kur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, largoi Sali Berishën pasi ishte i shpallur non grata nga SHBA dhe Ilir Meta u tregua 'zemërgjerë' e i dha logon e partisë së tij, për të hyrë në zgjedhjet lokale që Rithemelimi të mos asimilohej.
Krijuan dhe koalicionin bashkë dy herë.
Njëherë për zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit 2022 dhe herën tjetër për zgjedhjet në maj të 2023 ku koalicioni i tyre 'Bashkë Fitojmë', (por që në fakt me rezultatin që morën në zgjedhje duhej të quhej 'Bashkë humbasim'), u betuan se të dy bashkë do të largonin Ramën.
Të dy së bashku organizuan protesta dhe mbështesnin njeri tjetri, deri sa SPAK mori në dorë dosjet e tyre.
Dhe këtu miqësia mes Berishës dhe Metës për mbijetesë siç dhe duket mori fund, pasi secili po mundohet të shpëtojë nga varka që po mbytet, pavarësisht se ata nuk e pranojnë publikisht.
Madje çarja e miqësisë është dhe më e rëndë sa mendohet.
Prej një jave kreu i Rithemelimit ka marrë mikrofonin dhe del në dritaren e shtëpisë së tij duke mbajtur fjalime, ose më saktë duke mbajtur me gajret veten dhe ato pak mbështetës që i kanë mbetur.
Shan dhe ofendon e madje ka shkuar deri aty sa e ka krahasuar veten me Batman, (ndoshta s'ka faj se aty ku është mbyllur e imagjinon veten si Batman duke flutuar), pavarësisht se SPAK në vendimin e tij i ka ndërprerë komunikimin.
Por ajo që është e dukshme në ditët më të errëta të Berishës është mungesa e 'mikut' të tij. Bëhet fjalë për Ilir Metajn i cili nuk duket asgjëkundi për ta mbështetur.
Iliri jo vetëm që nuk është parë në 'rrugën e shpresës' për të mbështetur mikun e tij teksa mban fjalime në kushte të vështira ku i duket vetëm koka, por as në rrjete sociale nuk e mbështet.
Madje duket se aq ngushtë i ka punët Metaj sa dhe anëtarët e Partisë së tij kanë frikë që të mbështesin hapur dhe publikisht, kreun e Rithemelimit.
Nëse shohim rrjetet sociale të disa drejtuesve të Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, Endrit Braimllarit, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi etj, jo vetëm që nuk kanë marrë pjesë në mitingjet e organizuar në 'rrugën e shpresës', por as share nuk i kanë bërë 'luftës' që kreu i Rithemelimit po bën.
Në fakt një shprehje e urtë popullore thotë: Miku i mirë njihet në ditë të vështira. Faktikisht në kohën e skandalit të përgjimit të Dritan Priftit, Berisha ju gjend pranë, duke i shkuar në shtëpi, shmangur arrestimin dhe duke dhënë një mesazh të qartë për prokurorinë dhe gjykatën. Por sot qenka ndryshe për Metajn: Miq deri sa nuk na prishet interesi personal, në raport me SPAK dhe arrestimin që po troket./Alfapress.al
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
