Nga “meriton dekoratë” te “kalimi i vijës së kuqe” dhe shërbëtor i Ramës: Si ndryshuan deklaratat e Berishës për Ervin Salianjin?

14 Shkurt 2026, 16:55 / POLITIKË ALFA PRESS

Nga “meriton dekoratë” te “kalimi i vijës së

Sali Berisha është i njohur për qëndrimet dhe deklaratat e tij ekstreme. Për të shndërrohesh nga hero në armik në të qindëtën e sekondës, pa e vrarë mendjen për argumente apo për arsye. Ata që i qëndrojnë rreth ia pranojnë, për shkak të bindjes që kanë ndaj tij, dhe Berisha nuk mundohet shumë të jetë I besueshëm për të tjerët, sepse atij duhet një grusht i vogël besnikësh.

Historia politike mes Berishës dhe Salianjit nuk është as e para, as e fundit në PD.

“I burgosur politik”

Menjëherë pas futjes në burg të Ervin Salianjit, Sali Berisha reagoi fort publikisht, duke u shprehur se “Ervin Salianji është i burgosur politik.”, ndërkohë që duke e konsideruar dënimin si akt hakmarrjeje, ai shtoi: “Ai nuk ka kryer asnjë krim. Ai është në burg sepse denoncoi.”

Nëdkrohë që gjatë gjithë kësaj kohe ai e ka cilësuar vendimin ndaj Salianjit si “një akt të pastër politik për të frikësuar opozitën.”

Pra, për Berishën Salianji ishte victim e sistemit dhe simbol i qëndresës.

“Meriton dekoratë”

Por Berisha nuk e la me kaq reagimin e tij ndaj ish-deputetit demokrat, sepse ai u shpreh në një konferencë për shtyp se: “Ervin Salianji meriton dekoratë për shërbimet që i ka bërë vendit, jo burg.” Ndërsa në një tjetër dalje publike do të deklaronte: “Ai po vuan sepse guxoi të thotë të vërtetën për lidhjet e pushtetit me krimin.”

“Paguan çmimin e së vërtetës”

Berisha e vizitoi Salianjin në burg dhe pas vizitës do të deklaronte sërish se “Ervin Salianji po vuan dënimin vetëm sepse i shërbeu vendit.” Dhe: “Ai është një i ri që paguan çmimin e së vërtetës.”

Momenti i kthesës: Takimet me demokratët

Ndërkohë që në një periudhë të shkurtër kishte pasur këto deklarata dhe qëndrime, në momentin që Salianji filloi disa takime me demokratët, duket se edhe retorika e Berishës ndaj tij ndryshoi. Madje, tani fillon e flet për tejkalim të vijave të kuqe, për vetëpërjashtim, ndërsa në një dalje të parë publike për kët çështje do të paralajmëronte: “Kushdo që kalon vijën e kuqe dhe vepron jashtë strukturave, përjashton veten.” Duke vijuar me: “Partia Demokratike nuk është arenë individuale. Rregullat janë të qarta.”

 “Vetëpërjashtimi”

Pas vazhdimit të takimeve të Salianjit me strukturat në terren, Berisha artikuloi një formulë të re:

“Ai që vepron në kundërshtim me vendimet e partisë, vetëpërjashtohet.” Në të njëjtën logjikë vijoi edh eFlamur Noka, vetëm se ky ishte më agresiv dhe më i ashpër se Berisha.

Kulmi arriti këtë të shtunë, ku Berisha në një bashkëbisedim me qytetarët, e barazoi atë me Lulzim Bashën, ndërsa shtoi se të dy janë si Dash Sula që vajti te Rama.

Pra, në një kohë të shkurtër, nga hero, Ervin Salianji u shndërrua në një armik. Nga I burgosur politik që Meriton decorate dhe paguan çmimin e së vërtetës, u shndërrua në peng të bandave, në I vetëpërjashtuar se ka kaluar vijat e kuqe dhe në shërbëtor të Edi Ramës.

Në fakt, për historinë politke të Berishës kjo nuk është e re dhe nuk tregon asnjë zhvillim të ri, sepse ai është në të njëjtën linjë që ka qenë gjithmonë. Kjo është tregues për ata që shpresojnë se Berisha mund të bashkojë opozitën apo I intereson një front I përbashkët opozitar për të mundur Edi Ramën.

Mjafton të shohin sjelljen e tij ndaj Salianjit dhe e kanë përgjigjen brenda./Tema

Po ndodh...