Nis me 50 minuta vonesë protesta e shtatë e PD para kryeministrisë, rikthehen fjalimet

17 Prill 2026, 20:03 / POLITIKË ALFA PRESS
Nis me 50 minuta vonesë protesta e shtatë e PD para

Ka nisur protesta e shtatë e opozitës para kryeminsitrisë me një pjesēmarrje të tkurrur krahasuar me tparaardhëset. Kreu i Partisë Demokratike Sali berisha ka mbërritur në bulevardin Dëshmorët e Kombit së bashku me aleatët, deputetët dhe mbështetësit opozitarë me rreth 50 minuta vonesë nga orari zyrtar, ku marshoi nga selia blu për tu bashkuar me protestuesit para kryeministrisë

Në protestën e sotme janë rikthyer edhe fjalimet në podium. Ndër folësit përveç kreut demokrat do të janë edhe  Besart Xhaferri, Eda Grimci, Edvin Cami dhe Senada Mehmeti.

Për protestën e sotme të opozitës Policia e Tiranës ka marrë masat për garantimin e sigurisë përgjatë 3 orëve për të cilat PD ka njoftuar se do ta zhvillojë tubimin.

Në terren janë angazhuar 1500 efektivë, po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita.

Po ndodh...