Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Parlamenti, policia bëhet “gardh” te Xhamia e Namazgjasë, përplasje fizike mes tyre! Lëndohet deputeti

17 Prill 2026, 21:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Protestuesit kërkojnë të shkojnë te Parlamenti, policia

Protestuesit kanë kërkuar të shkojnë te godina e Parlamentit, ndërsa policia është vendosur “gardh” pranë Xhamisë së Namazgjasë.

Të udhëhequr nga Flamur Noka, protestuesit dhe deputetët e PD-së janë përplasur me Policinë, ndërsa më pas ka ndërhyrë autoboti me ujë, duke i shpërndarë.

Nga përplasja ka mbetur i lënduar deputeti i PD-së, Klevis Balliu, i cili më pas u ka bërë sërish thirrje protestuesve që të vijojnë përpara.

Mësohet se pas përplasjes, edhe deputeti Balliu është nisur për në urgjencë.

Kujtojmë se më herët janë raportuar të lënduar edhe nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, si dhe ish-kandidati për deputet, Aulon Kalaja.

Po ndodh...