
"Nuk jam krenar"/ Rama fton Mark Markun në podcast dhe i kërkon ndjesë publike për ironinë me emrin e tij

Mark Marku, ish-deputet i Partisë Demokratike, aktualisht pedagog në gazetari, ishte i ftuar në podcastin e kryeministrit Edi Rama.
Rama kërkoi ndjesë publike për ‘sulmet elektorale’ gjatë fushatës zgjedhore të 2021.
“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment të barrikadimeve gjatë fushatës së fundit, në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë, dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku, por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot", tha Rama.
Mark Marku ndërkaq tregoi dhe historinë e emrit të tij.
"Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: Pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai", tha Marku.
Gjatë intervistës, Marku ka treguar dhe faktin se ka ka zbuluar se janë 108 Mark Pjetër Marku në gjendjen civile. Ndërsa ka rrëfyer edhe një episod të veçantë kur e ndaluan në kufi për shkak se një person tjetër me emrin Mark Marku ishte dënuar për vrasje dhe kërkohej nga forcat e rendit.
“Kjo më ka krijuar një problem një herë. Ish një person në kërkim me emrin Mark Pjeter Marku, i cili kishte bënë një krim, ishte nga Mirëdita, kishte bënë një krim në ‘97 atje në rrugën që shkonte për Fushë-Arrëz, ai ishte në kërkim. Mua më thonin ndonjëherë kur kaloja nëpër doganë, nëpër kështu, – Je në kërkim! Por ngaqë më njihni nuk më pengonin”, rrëfeu ish-deputeti Marku.
Pedagogu Mark Marku fitoi në Lezhë mandatin e deputetit në zgjedhjen parlamentare të 25 prillit 2021, por dha dorëheqjen nga mandati pak muaj më pas, në gusht 2021.
-
-
-
Tërbimi i Metës-triumfi i SPAK-ut!
20 Prill, 10:30

ide

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128