Numërimi në Rrogozhinë drejt fundit/ Edison Memolla apo Shkëlqim Hoxha? Ja si paraqitet rezultati deri tani

Në bashkinë e Rrogozhinës procesi i numërimit është drejt fundit. Nga 54 kuti janë numëruar 48, ndërsa kryeson kandidati i PS, Edison Memolla.
Sipas të dhënave të përpunuara nga KQZ, Memolla ka marrë 5569 vota ose 56.32% të votave, ndërsa kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë, Shkëlqim Hoxha ka marrë 4320 vota ose 43.68%.
Ditën e djeshme në bashkinë e Rrogozhinës u përsëritën zgjedhjet për kryetar bashkie. Qytetarët iu drejtuan sërish kutive të votimit pas vendimit të Kolegjit që i shpalli zgjedhjet e 14 majit të pavlefshme.
Koalicioni opozitar dhe kandidati Shkëlqim Hoxha kontestuan një kuti votimi në Burgun e Rrogozhinës, e cila përmbysi rezultatin në favor të kandidatit të Partisë Socialiste në pushtet, Edison Memolla.
Ajo që ishte risi e këtyre zgjedhjeve ishte pjesëmarrja më e lartë e votuesve në krahasim me 14 majin.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128