“Kur del ti në TV jemi të tmerruar”/ Monika Kryemadhi tregon çfarë i thonë fëmijët për daljet e saj televizive

6 Maj 2026, 14:00 / POLITIKË ALFA PRESS

“Kur del ti në TV jemi të tmerruar”/ Monika Kryemadhi

E ftuar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, Monika Kryemadhi ka treguar reagimet e fëmijëve të saj për daljet televizive.

Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Ajo u ndal edhe te klima sociale në vend, duke e cilësuar Shqipërinë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon.

Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo.

Kryemadhi shtoi se me kalimin e kohës, edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative. “Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi ajo.



Po ndodh...

Nga Bato Kosova 16:37 EDITORIAL

Sali Llapa

Nga Bato Kosova