PS bën fakt ndarjen nga Elisa Spiropali, ish-ministrja shkon e vetme për homazhet e Servet Pëllumbit, Grupi Parlamentar i bashkuar në anën tjetër

Elisa Spiropali është shfaqur e vetme në homazhet për ndarjen nga jeta të profesorit të socialistëve, intelektualit të majtë Servet Pëllumbi. Në anën tjetër, Grupi Parlamentar i PS ka qenë i gjithi i bashkuar dhe mes tyre mungonte vetëm Spiropali.
E pyetur për këtë episod, ish-ministrja e Jashtme dhe ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, është shprehur se ajo ka qenë e vetme për shkak se "Unë i kam kryer homazhet si ish-kryetare e Kuvendit. Këtu vend kanë të gjithë, pavarësisht posteve të tyre."
Elisa Spiropali shmangu përpara gazetarëve "akuzat" ndaj socialistëve, në respekt edhe të ngjarjes ku po merrte pjesë, por mesa duket përjashtimi i saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste sot është bërë fakt.
Teksa u ndal tek Servet Pëllumbi, ajo tha se ai ka qenë "Një burrë i urtë me një energji të mirë, e cila gjithmonë përcillej në jetën e tij publike dhe në jetën private.".
Këtë të mërkurë, familja, miqtë dhe bashkëpunëtorët politikë po i japin lamtumirën e fundit një prej figurave më të rëndësishme të së majtës shqiptare, ish-kryetarit të Kuvendit, profesorit të socialistëve, Servet Pëllumbi, i cili u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
Homazhet kanë nisur me mbërritjen e arkëmortit dhe vendosjen e tij në hollin e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku po zhvillohen pritjet. Që në orët e para të mëngjesit, qytetarë, përfaqësues të politikës dhe personalitete të jetës publike kanë bërë homazhe, duke nderuar figurën e Pëllumbit, i cili gjatë gjithë jetës së tij dha kontribut në jetën akademike dhe politike të vendit.
Po ndodh...
Të shtunën molotov, të enjten pazar!
ide
Përse të gjithë duan të dinë, ku është dhe çfarë bën Basha?!
Problemet e Lulzim Bashës dhe ato të Taulant Ballës
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128