"Paketa e Maleve", Rama zbardh skemën: Prona fitohet vetëm pas investimit, si do të zgjidhet ngërçi i ligjit 7501
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar detaje teknike të "Paketës së Maleve", një nismë që synon t’u japë zgjidhje mijëra familjeve shqiptare, kryesisht në veri të vendit, të cilat prej dekadash nuk investojnë dot në trojet e tyre për shkak të mungesës së titujve të pronësisë.
Gjatë takimit në Tiranë, Rama sqaroi se kjo paketë nuk është për kompanitë e mëdha, por për emigrantët dhe banorët që duan të kthejnë shtëpitë e vjetra në agroturizëm.
Sipas Kryeministrit, problemi kryesor ka qenë ligji 7501, të cilin shumë banorë në zonat malore nuk e kanë njohur, duke mbetur pa tituj pronësie dhe rrjedhimisht pa akses në kredi apo leje ndërtimi.
“Paketa e Maleve nuk është një paketë për kompanitë e mëdha, dhe aq më pak është një paketë për të dhënë territore, apo troje publike, për zhvillime private. Nuk është ky qëllimi dhe objekti i paketës. Paketa e Maleve ka lindur nga nevoja për t’i dhënë drejtim një problemi shumë të madh, që e ka origjinën te ligji 7501 dhe te konfliki i shumë familjeve në zona të caktuara të vendit, kryesisht në veri dhe verilindje, që nuk e kanë njohur 7501 si një instrument të vlefshëm për tokën e tyre.
Problemi i trashëguar është që këta njerëz e kanë të pamundur të kenë akses në financa dhe të ndërtojnë në mënyrë të ligjshme, sepse nuk kanë një titull pronësie. Ne bëmë një përpjekje për ta adresuar këtë problem në një lidh të ri që quhet 20/20. Ligji për të cilin u desh shumë kohë që të formulohej dhe nuk na e dha atë efekt që do të duhet të jepte, sepse prezumon dakordësinë me shkrim të të gjithë atyre rreth e rrotull dhe për këtë arsye lindi Paketa e Maleve.
Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se shumë shqiptarë që janë në emigracion, apo që janë në qytet, kanë toka apo shtëpi të vjetra, të cilat duan t’i zhvillojnë, por s’kanë asnjë mundësi t’i zhvillojnë, sepse edhe sikur të kenë paratë, nuk marrin dot leje, sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Me ‘Paketën e Maleve’ kjo bëhet e mundur duke aplikuar drejtpërdrejtë pranë bashkisë.
Bashkia e merr këtë shprehje interesi, afishon në listë për 45 ditë, dhe e bën publike që cilido që pretendon të kundërtën... Ligji u shërben atyre që janë në toka të të parëve që nuk kanë konflikte. Dhe ka shumë të tilla. Në 45 ditë duhet të vijë një kundërshti e argumentuar. Nëse nuk vjen, lista kalon në Këshillin Bashkiak. Këshilli Bashkiak e miraton dhe personi e çon aplikimin në...
Ky aplikim vlen vetëm për një gjë, vlen vetëm për të aplikuar për të marrë leje për një projekt. As nuk mund ta marrësh tokën ta shesësh, as nuk mund ta japësh me qira, as nuk merr titull pronësie. Pasi miratohet projekti, ti ndërton. Vetëm pasi ke përfunduar ndërtimin, jo përpara, ti merr titullin e pronësisë.
Nuk mund të gëzosh një titull pronësie pa e investuar atë tokë. Nëse në një kohë X, shfaqet dikush tjetër që pretendon të jetë pronari, shkon në gjyq dhe ai fiton, ti nuk merresh me atë, por merret shteti. Kjo është trajektorja që ndjek kjo paketë. Është shumë pro biznes”, përfundoi kryeministri Rama.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128