Pas Ilir Metës, edhe Rithemelimi kërcënon Altin Dumanin: Do rrethojmë SPAK-un, nëse nuk arreston...

Rithemelimi ka kërcënuar hapur sot SPAK-un se do ta rrethojë nëse nuk arreston kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Deklarata është bërë nga Adriana Kalaja, e cila është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, gjatë protestës së shtatë para Bashkisë.
“Qytetarët janë të gatshëm të shkatërrojnë çdo mur korrupsioni. Qytetarët janë aq të aftë që të shembin çdo pengesë që i ndalon atyre të ushtrojnë të drejtat e tyre. Qytetarët janë aq të aftë sa të bëjnë dallimin mes atyre që vihen në krah të të korruptuarve dhe vrasësve dhe atyre që jetojnë me djersën e ballit. Ne sot treguam që do jemi këtu. I bëj thirrje Altin Dumanit, mos e ço situatën deri në pikën që të vijmë të rrethojmë edhe SPAK. Merr masa që të arrestosh Veliajn. Ne do të vijmë të rrethojmë SPAK-un deri sa ti të zbatosh ligjin, deri sa ti të zbatosh Kushtetutën. Arresto Erion Veliajn”, deklaroi Adriana Kalaja.
Në këtë protestë u vu re pjesëmarrja e një numri të vogël protestuesish, megjithë deklaratat e Kalasë në fund të çdo proteste se të martën e ardhshme do të ketë më shumë. Në mbyllje të protestës Adriana Kalaja bëri thirrje për t’iu drejtuar rrugicës së ish-kryeministrit Berisha, pasi siç tha ajo do të ketë surpriza.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



