Pas takimit me Ramën dhe Begajn, Escobar sot jep ‘porositë’ për Alibeajn dhe Metën

Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështjet Europiane në Departamentin e Shtetit, Gabriel Escobar, mbërriti të martën në Tiranë dhe zhvilloi takime me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ambasada e SHBA njoftoi se gjatë takimeve, zyrtari DASH nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme vendore në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderëve të sigurojnë së kandidatët që garojnë në 14 maj të përmbushin kërkesat e ligjit.
Escobar do ta nisë ditën e sotme me një takim në orën 10:30 me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeajn.
Në orën 11:30, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën. Në këto vizita, njëjtë si një ditë më parë, Escobar pritet të shoqërohet nga ambasadorja Yuri Kim.
Fokusi i këtyre takimeve janë padyshim zgjedhjet e 14 majit, vizitë kjo që vjen pak para nisjes së fushatës për 14 majin.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
