Përçarja e PD/ Alibeaj asnjë nga ne nuk i ka fryrë zjarrit, por gjithçka do të kthjellohet!

5 Shtator 2022, 12:49 / POLITIKË ALFA PRESS
Përçarja e PD/ Alibeaj asnjë nga ne nuk i ka fryrë

Kryetari i Grupit Parlamentar zyrtarë të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pasi ka lexuar prioritet e opozitës parlamentare që përfaqëson, ju është përgjigjur gazetarëve edhe për situatën përçarëse Brenda PD.

Ai pranoi se çoroditja i ka frenuar për të bërë një opozitë serioze dhe me akte, por situate-sipas tij- shumë shpejt- do të kthjellohet..

Çoroditja na ka frenuar për të bërë një opozitë serioze, siç kapacitetet e një grupit parlamentar janë. Kjo e shton e më tepër keqardhjen me thënë të drejtën. Prioritetet tona në vetvete janë një thirrje për këdo, deputetëve për të mbështetur pikërisht këto që janë prioritetet. Nevoja ulëritëse që shoqëria shqiptarë ka për të mos ia lehtësuar jetën politike kësaj qeverie arrogante të Edi Ramës. Thirrje për t’u orientuar dhe për t’i shërbyet betejës opozitare siç shqiptarët 1 vit e ca na besuan, bëhen me akte. Asnjë nga kolegët tanë nuk i kanë fryrë zjarrit, do vijë një moment që të kthjellohet situata për të bërë detyrën tonë që kemi ndaj shqiptarëve”, u shpreh Alibeaj.

Ai gjatë mbledhjes me deputetët në Kryesinë e Kuvendit, prezantoi 3 prioritet e këtij sezoni parlamentar, të cilat janë: reforma zgjedhore, kontrolli parlamentar dhe mbrojtja e interesit qytetar./Alfapress.al

Po ndodh...