Përnaska thumbon Këlliçin: Ka ëndërr t’i zërë vendin Berishës

Kandidatja e PDIU për bashkinë Tiranë, Lajla Përnaska tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, se në dy dekadat e fundit problematika kryesore është modeli i keqqeverisjes.
“Në këto dy dekada u provua që karrigia e kryebashkiakut u përdor si trampolinë për realizimin e karrierave dhe egove personale të individëve të caktuar. Kështu ndodhi me zotin Rama që nga karrigia e kryetarit të bashkisë kapi karrigen e kryetarit të partisë dhe ne dimë të gjithë që u braktis nga zoti Rama që nga ai moment drejtimi i bashkisë. Kështu ndodhi, me të njëjtin model veproi zoti Basha që nga karrigia e kryetarit të bashkisë kapi atë të kryetarit të partisë dhe aty braktisja ishte shumë e dukshme dhe këtë gjë e kam dhe nga eksperienca ime e drejtpërdrejtë si deputete e Tiranës që ndiqja problematikat e shumta të Tiranës për punët që duhet të bënte bashkia për të mbajtur premtimet.
Kësaj rruge duket se po shkon dhe zoti Veliaj dhe mund të kemi brenda kandidatëve të opozitës sot që mund të kenë të njëjtat ëndrra. Ka nga ata që e pretendojnë që e kanë deklaruar. Këlliçi mund të ketë ëndrrat që të ndjekë të njëjtin model dhe fakt është që karrigia e kryebashkiakut është përdorur si trampolinë. Për mua ky model është provuar që nuk është eficent dhe i ka sjellë probleme të forta pikërisht keqqeverisjes së Tiranës,” – u shpreh Përnaska.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

