Përplasja, Paloka ironizon Yuri Kim: Na bëj një listë se çfarë lejohet në Kuvend

21 Prill 2022, 18:20 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasja, Paloka ironizon Yuri Kim: Na bëj një listë se

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim për incidentin e ndodhur në Kuvend mes Berishës dhe Alibeajt.

Yuri Kim pak më herët me anë të një njoftimi zyrtar paralajmëroi ish-kryeministrin Berisha, pasi shtyu Enkelejd Alibeajn nga foltorja e Kuvendit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale , Paloka i ka kërkuar Kim që tu bëj një listë se çfarë lejohet dhe çfarë nuk lejohet të bëjnë në Kuvend.

Postimi i Plotë:

A mund te na besh një liste zonja guvernatore se çfarë lejohet e çfarë nuk lejohet te bëjmë në Kuvendin e Shqipërisë që të jemi të qartë e mos bëjmë me gabime?

 

Po ndodh...