Përplasje edhe te Parlamenti/ Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor, i vënë flakën koshit të mbeturinave

10 Shkurt 2026, 19:46 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasje edhe te Parlamenti/ Protestuesit tentojnë të

Protesta e opozitës është zhvendosur nga Kryeministria te Parlamenti, ku ka tension dhe përplasje mes protestuesve dhe kordonit policor.

Sipas raportimeve, P protestuesit po tentojnë të çajnë kordonin policor, ndërkohë që po zmbrapsen nga uniformat blu.

Gjithashtu protestuesit në shenjë revolte i kanë vënë flakën edhe një koshi mbeturinash që ndodhej anës rrugës.

Më herët u shënuan tensione edhe para Kryeministrisë, ku policia përdori makina me ujë për të shpërndarë turmën, që hoqi barrierën metalike, ndërsa si pasojë e përplasjeve ka mbetur i plagosur një polic dhe një qytetar.

 

Po ndodh...

ide