Poezia epike e Alfred Lelës për Sali Berishën: Silueta e Doktorit një Lek Dukagjin...(Ribotim)

20 Dhjetor 2023, 21:16 / POLITIKË ALFA PRESS

Poezia epike e Alfred Lelës për Sali Berishën: Silueta e Doktorit

Gazetari politik Alfred Lela i cili është njëkohësisht edhe Drejtor i Shtypit pranë Sali Berishës, rreth një vit më parë ka bërë një profetizim për fundin e rrugës së Sali Berishës për të cilin këtë të enjte, (21 dhjetorë 2024), me shumë gjasa përfundon nën masën e arrestit për korrupsion. Lela pikërisht ditë e 78 vjetorit të doktorit, e ka uruar me një poezi me nota epikë shefin aktual të tij.

Me titull “Silueta e Doktorit”, në veprën e shpërndarë në faqen e tij në FB, Lela, sjell kontradiktat dhe thelbin e Sali Berishës sipas tij.

Doktori përshkruhet si një bashkudhëtar me peshqit salmonë të cilët lundrojnë kundër rrjedhës, pastaj krahasohet me Lek Dukagjinin. Gjithashtu në këto vargje përshkruhet edhe “keqkuptimi” i madh për Doktorin: Silueta e tij na duket si e Dunkanit (Mbreti të vrarë te tragjedia “Makbeth” e Shekspirit), por në fakt është një Hamlet.

Poezia që Alfred Lela i ka kushtuar Sali Berishës mbyllet me vargun epik: Dhe kur fundin shohin, (Të Sali Berishës), na shfaqet si fillim!

Poezia nuk ka emër krijuesi në fillim apo në fund të saj, kështu që autorësia i mbetet eksluzivisht shpërndarësit, Drejtorit të Shtypit pranë Doktorit, gazetarit Alfred Lela:

Silueta e Doktorit

Shfaqet silueta e Doktorit;

E bëjnë të mundur koha dhe vendet.

Duke udhëtuar me një salmon

Me synimin e kohës së vet dhe vendit të vet nëpër kohë.

Është spikamë apo krismë,

Plis malësorësh apo nyj Kanuni?

Gjithçka mund të jetë, dhe ashtu duket se është:

E pakohë në kohë si Lekë Dukagjini.

Silueta e Doktorit, me pardesy dhe stetoskop,

Me dy gishtat çërçillianë,

Dhe fjalët fringo të reja, dikur të ndaluara si murtajë:

“Zonja dhe zotërinj!”, “Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

E kujt është ajo siluetë si mjegull alpine,

Si vikamë në mort, a kur shqiptarit i lind djalë?

E mbushur me penelata përthyerjesh dardane

Dhe një daltë këmbëngulëse që i shkruan kohës n'ballë.

Silueta e Doktorit na bën me hije.

Na duket si e Dunkanit, kur është e Hamletit.

Kur e kutojmë Jago vizllon si mbret' Lir.

Dhe kur fundin i shohim, na shfaqet si fillim.

Kujtojmë se Lela u prezantua në detyrën e lartë që mban edhe sot, nga Sali Berisha në datën 20 gusht të vitit të shkuar.

 “Së pari, kam kënaqësinë të paraqes para jush, drejtorin e zyrës së shtypit dhe komunikimit në PD, publicistin, gazetarin, polemistin e mirënjohur, zotin Alfred Lela. Alfredi, siç e dini ju, ka një karrierë të suksesshme në fushën e gazetarisë. Pas përfundimit të studimeve, ai ka bërë një vit kualifikimi në Boston, SHBA. Ka kompletuar doktoratën me një libër më interesantin e jetës së tij, e dini vetë ju. Do shkruajë edhe libra të tjerë, por si ai nuk mund të shkruajë një të dytë. Do të drejtojë këtë sektor jashtëzakonisht të rëndësishëm për partinë dhe publikun me qëllimet më të mira për të vendosur standardet më të mira të transparencës, etikës, profesionalizmit të komunikimit të PD-së,” tha Berisha.

 Ndërsa Lela pasi falenderoi Doktorin për besimin në këtë detyrë, lajmëroi se përveçse një libri që kishte shkruar për Sali Berishën, kishte një tjetër në proces pikërisht për figurën e tij.

 “Libri për të cilin po fliste z. Berisha është ‘Komunikimi Politik i Berishës në 90-92’ me të cilin unë edhe jam doktoruar. Madje mund të them se kam në duar edhe një libër tjetër gjithashtu për doktorin, por tani më duhet ta ndërpres për të punuar për doktorin dhe me doktorin. Faleminderit z. Berisha, edhe për ftesën, edhe për fjalët e mira”, tha ai gjatë këtij prezantimi./Alfapress.al

 

Po ndodh...

ide