Belind Këlliçi njoftim të rëndësishëm: Kemi nisur punën për lirimin e Berishës!

6 Shtator 2024, 13:48 / POLITIKË ALFA PRESS

Belind Këlliçi njoftim të rëndësishëm: Kemi

Belind Këlliçi, gjatë protestës së mbajtur ditën e sotme para Bashkisë Tiranë, tha se ai, bashkë me opozitën "Revolucioniste" ka nisur punën për lirimin, Sali Berishës, i cili momentalisht është nën masën e sigurisë “Arrest Shtëpie”. 

Kjo "opozitë" njihet tashmë për marrëveshjet që bëjnë gjatë natës me Partinë Socialiste dhe "Revolucionet" e dështuara para bashkisë së Tiranës gjatë ditës.

Megjithëse SPAK-un e konsiderojnë "organizatë kriminale", para bashkisë së Veliajt bëjnë thirrje të japë dorëheqje për dosjen "5D" dhe paradoksalisht thërrasin edhe SPAK të hetojë!

PD ka nisur punën në terren dhe kudo jo vetëm për fitoren e zgjedhjeve, por mbi të gjitha për lirimin e liderit të opozitës dhe për të garantuar qeveri teknike dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Këlliçi.

 

Po ndodh...

ide