PS nis fushatën/ Shalsi: Edi Rama ka çuar ujësjellësin edhe në Viçidol të Tropojës

12 Prill 2025, 13:02 / POLITIKË ALFA PRESS

PS nis fushatën/ Shalsi: Edi Rama ka çuar ujësjellësin

Partia Socialiste hapi sot fushatën elektorale në sheshin “Skënderbej”, ku çdo drejtues qarku mbajti një fjalim të shkurtër përshëndetës.

Eduart Shalsi, drejtuesi politik i qarkut të Kukësit teksa tha se PS ka transformuar Kukësin, Hasin e Tropojën, u shpreh se “Edi Rama ka çuar ujësjellësin deri në Viçidol”, fshat ky ku ka lindur kreu i PD, Sali Berisha.

“Qarku i Kukësit nuk është një krahinë, është zemër, është histori, është traditë. Ne i përshëndesim edhe atyre tropojanëve dhe hasianëve që nuk mund të vinin këtu. Kukësi ka provuar një mikpritje për vëllezërit dhe motrat kosovare. Unë jam mirënjohës për pritjen që kanë bërë dhe jam me barrë përgjegjësie për të drejtuar këtë qark. Nga  Tropoja, Hasi, Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaja mend si e kisha para Kukësin vite më parë, baltë. Shkova pas disa vitesh në Tropojës dhe nuk e njoha. Madje mësova se edhe në Viçidol ujësjellësin e kishte çuar Edi Rama”, tha ndër të tjera Shalsi.

 

Po ndodh...

ide