Pse skandalet korruptive nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?

Dje rrjeti ziente e shkumëzonte: flitej, përflitej e stërflitej skandali seksual i kryebashkiakut të Kukësit. Rrallë rastis të ndeshësh të tillë rrëmet.
Në një kuptim gjithçka është e justifikuar. Ta kthejë biri i botës zyrën e shtetit në bordello dhe të gjithë këtë të mos e dëgjosh a lexosh, po ta shohësh sikur të ishe i pranishëm, doemos që është sensasion nga ata që rrallë ke fatin, a më saktë taksiratin t’i shohësh.
Duke ia lejuar vetes që, në vrullin e parë të bashkohesh me rrëmetin e sharjeve, përqeshjeve dhe ngërdheshjeve për këtë akt të shemtuar, disa çaste me vonë, kur esëllohesh dhe reagimi masiv fillon e kthehet në zhurmë bezdisëse, nis e pyet veten; nga buron gjithë ky interes?
Më tej akoma mund të pyesësh: pse skandalet korruptive me miliona të vjedhura e të shpërdoruara nuk ngjallin sensasionin që ngjall seksi në zyrat e shtetit?
Po të nisesh nga interesi publik, skandelet me miliona duhej të ngjallnin shumë më tepër reagim, urrejtje e përbuzje sesa shfrytëzimi i postit për një mender akt seksual.
Në rastin e parë vidhen e shpërdorohen taksat, djersa ime dhe jotja që duhej të shkonte për shkolla, spitale, shërbim urban etj, kurse në rastin e dytë nëpërkëmbet një një person i vetëm.
Pse kur dhunohemi të gjithë në radhë reagojmë më pak sesa kur përdhunohet një person i vetëm? Është kjo një anomali apo diçka e përligjur?
Mbase na bën më mirë të mendojmë e të diskutojmë gjëra të tilla sesa të ekzaltohemi a arg qoftë, të eksitohemi me video seks.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


