
Rama: BE nuk ka fanellë partiake, qeveria jonë ka bërë gabime, por…

Kryeministri Rama ka vijuar edhe sot me rubrikën e tij “Sy m’sy"në rrjetet sociale.
Duke pranuar gabimet e qeverisë së tij ai shprehet se BE nuk bën komente në FB apo lojëra, nuk ka fanelë partiake dhe nuk merr pjesë në votime
“BE nuk bën komente në FB apo lojëra, nuk ka fanelë partiake dhe nuk merr pjesë në votime. Ka një mekanizëm të ftohtë e të akullt që vlerëson vetëm punët dhe rezultatet.
Sot dera është hapur, nuk është lojë fjalësh e lojë , Kush jam unë e kush je ti apo ngjyra fanele politike, është interes mbarë kombëtar, ndaj të cilit nuk duhet të lëkundemi e të humbasim fillin, Qeveria jonë mund të ketë shumë të meta e gabime, por askush tjetër, as përballë as përreth as pas nesh, nuk bën dot asesi atë që ne mund të bëjmë në këtë moment në histori. Do të ishte fatale për vendim çdo lloj lëkundje më 11 maj. Unë nuk shoh ndryshim të mazhorancës, PS do të fitojë, qëllimi këtu është mesazhi që i japim BE-së”, tha ai.
Rama shtoi se ka kaluar koha që vendi ynë shihej me përçmim, ndërsa tani shihet si një vend vërtetë i vogël, por serioz, duke fituar kështu respekt në arenën ndërkombëtare.
“Nga një vend që nuk na i hidhte kush qurret, shihemi me respekt dhe shihemi si një vend edhe pse i vogël, jemi seriozë. Shihemi si një vend turistik”, tha ai.

Plas skandali: Interceptohet sondazh kundër SPAK-ut!
ide

Mos u tallni me pleqërinë e Berishës por me ëndrrën për tu bërë dhëndër sërish


Më në fund do të votojmë!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128