Lajme flash

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, vjen sot në Tiranë! Takim me Ramën, Begajn dhe dy ministra

8 Prill 2025, 08:05 / POLITIKË ALFA PRESS

Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, vjen sot në Tiranë! Takim me

Shefja për politike të jashtme në BE-së, Kaja Kallas, do të vizitojë sot Tiranën.

Në faqen zyrtare të Komisionit Evropian është zbardhur edhe axhenda e zyrtares së lartë evropiane.

Fillimisht Kaja Kallas do të zhvillojë një takim me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj. Më pas do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama ku pritet që rreth orës 10:00 të kenë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Pjesë e xhendës janë edhe takimet me ministrat, me ministrin për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe atë të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Po ashtu Kallas do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurinë dhe më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Europiane të Investimeve, thuhet në faqen zyrtare të Komisionit Europian.

Po ndodh...