Rrahën efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy djemtë e Tom Doshit

26 Prill 2022, 10:40 / POLITIKË ALFA PRESS

Rrahën efektivët e policisë, shpallen në kërkim dy

Dy djemtë e ish-deputeti Tom Doshi janë shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit kanë dhunuar një 38-vjeçar me inicialet R.S. Pas ndërhyrjes së policisë, kanë kundërshtuar një efektiv, ndaj të cilit ka ushtruar dhunë fizike. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali”, ndërsa në pranga është vënë shtetasi E.L.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre“, njofton policia.

 

Po ndodh...

ide