SHBA-Britania e Madhe-SPAK/ Sali Berisha ky engjëll që gjithmonë 'ja bëjnë me të padrejtë'

Lideri i Rithemelimit, Sali Berisha që kur SPAK nisi hetimin ndaj tij, 'iu ka mbirë shqiptarëve' në televizion.
Kjo periudhë të kujton atë të dy viteve më parë kur SHBA e shpalli nongrata së bashku me familjen e tij, ku nuk pushonte së thëni se SHBA nuk ka fakte më ka shpallur me të padrejtë nongrata, madje shkoi dhe më larg duke u shprehur se SHBA ka dy rrugë: T’i kërkojnë ndjesë ose të publikojnë një fakt të vetëm. Madje kërkonte dhe që SHBA të korrigjonte vendimin e saj.
“Duke mos pasur akuzë për korrupsion ndaj tij apo familjarëve të tij. Shpallet non grata pasi humbet zgjedhjet partia që ai mbështeti. Unë nuk kam lobuar për të ma hequr këtë. Kam zgjedhur një rrugë. Gjykatën dhe transparencën. Kur shumë miq më kanë sugjeruar të merrem.
Në atë kohë atë betejë e kam bërë veten me veten time. Edhe këtë betejë e bëj vetëm. Nuk po e përdor këtë. SHBA janë vendi më i admiruar nga Sali Berisha. SHBA janë vend i madh dhe vend i lirë. Ato kanë një meritë. Ata njohin gabimin. Ata korrigjojnë gabimet. Kjo është një nga faktorët që i mban ato institucione afër realitetit. Nuk ka asgjë të më shtyjë kundër SHBA. Por e konsideroj këtë gabim. Ka vetëm një rrugë. Të më kërkojnë ndjesë ose të paraqesin një fakt të vetëm të korrupsionit dhe pasurimit tim të paligjshëm. Sali Berisha në këtë rast do ishte i gatshëm të marrë çdo vendim kundër vetes së tij. SHBA janë vendi më i madh por nuk janë më të mëdhenj se e vërteta”, u shpreh Berisha, në atë kohë.
Me pak fjalë SHBA sipas Berishë i ka 'rënë në qafë kot'.
Vijmë tek shpallja nongrata nga Britania e Madhe.
Pas shpalljes 'non grata', Sali Berisha i kërkoi autoriteteve britanike që të dorëzojnë faktet e akuzave që kanë ngritur ndaj tij për lidhje të qartë me krimin e organizuar dhe korrupsionin.
"Në përfundim, ftoj autoritete britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje. Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj", tha Berisha në atë kohë.
Dhe Britania e Madhe sipas Berishës i 'ka rënë në qafë' kot se nuk kishin asnjë provë.
Tani vijmë tek çështja Partizani për të cilën SPAK po e heton Berishës për korrupsion pasiv, por dhe Prokuroria e Posaçme nuk ka prova dhe sipas liderit të Rithemelimit është i pafajshëm.
Mirë tek këto dy çështjet e para nuk kishte si të provonte pafajsinë, por tani që ka mundësi të paraqitet në Gjykatë dhe t'ju tregoj të gjithëve se sa i pafajshëm është pse iu fsheh postierit kur i dërgoi njoftimin për në gjykatë? /Alfapress.al
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128