Shkrimi kritik ndaj Ramës në Fox News, Agim Nesho: U frymëzova nga Çim Peka! U lexua në...

24 Qershor 2025, 17:29 / POLITIKË ALFA PRESS

Shkrimi kritik ndaj Ramës në Fox News, Agim Nesho: U frymëzova

Ish ambasadori Agim Nesho, ka sqaruar "prapaskenat" e artikullit të tij, që u botua nga Fox News, ku kritikohet ashpër Edi Rama dhe pushteti i tij. 

Gjatë një interviste, Nesho deklaroi se fillimisht u frymëzua nga Çim Peka, pasi ai është i pari njeri që e ka quajtur Edi Ramën, "Ramaduro", pra si Maduro i Venezuelës dhe pas Çim Pekës, këtë përcaktim e përdori edhe ambasadori në shkrimin e famshëm. 

Nesho tha se fillimisht e ka botuar artikullin në portalin Syri, por atje nuk ka marrë vëmendjen e duhur, ndërsa tani është bërë me dije e gjithë Amerika për regjimin e Edi Ramës dhe pikërisht ky fakt, bashkë me përcaktimin "Ramaduro", i ka "djegur" tej mase kryeministrit. 

"Dua të them, që frymëzimi për këtë artikull ka qenë pikërisht, përcaktimi i Çim Pekës, "Ramaduro", i cili është një përcaktim që i bëhet Edi Ramës për formën e një regjimi të instaluar në Shqipëri, që nuk është asgjë më tepër sesa regjimi i Maduros në Venezuelë. Në këtë kuptim, e kam shkruar edhe te Syri, rreth tre javë përpara, të njëjtin artikull, me disa diferenca të vogla. Ajo që u ka djegur shumë, sidomos regjimit, është përcaktimi që i bëhet udhëheqësit të madh global", tha Nesho. 

Ish ambasadori sugjeroi se ky shkrim i tij, është lexuar në nivelet më të larta vendimarrëse në SHBA. Nuk është ende e qartë, por ndoshta deri edhe vetë Donald Trump, mund ta ketë lexuar këtë shkrim, paralel me diskutimet që po zhvilloheshin për bombardimin e Iranit dhe problemet në Lindjen e Mesme. 

"Është ndërgjegjësim i opinionit publik në të gjitha nivelet, deri në nivelin vendimarrës të SHBA-ve, se cila është gjendja reale në Shqipëri. Kjo ishte ajo që kishte vlerë për artikullin", shtoi Nesho. 

Ambasadori dha detaje të shumta për artikullin, por ju mund t'i ndiqni vetë në videon e mëposhtme të publikuar nga Syri dhe të titulluar, "Fox News, opinioni që tronditi SHBA-në dhe Shqipërinë". 

 

Po ndodh...