Silvio Berluskoni ndërron jetë, reagon kryeministri Rama

Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë, shkruan kryeministri Edi Rama në faqen e tij në FB .
Postimi i plotë i Ramës:
ADDIO PRESIDENTE E BUON AMICO DELL’ALBANIA
LAMTUMIRË PRESIDENT DHE MIK I MIRË I SHQIPËRISË
Ish kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi. Lideri i "Forza Italia" dhe themeluesi i Mediaset ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare në spitalin San Raffaele në Milano ku u kthye të premten e kaluar për të bërë disa analiza për leuçeminë, nga e cila vuante prej disa kohësh. Ato nuk treguan shenja përmirësimi dhe gjendja e tij u rëndua derisa u nda nga jeta mëngjesin e kësaj të hëne në orën 09:30.
Ai kishte vetëm disa javë që kishte lënë ambientet e spitalit pas një shtrimi të gjatë për 45 ditë. Vëllai i Berlusconit, Paolo dhe vajza e tij Marina, Eleonora dhe Pier kanë mbërritur pak më parë në spitalin ku ndërroi jetë me makinat e tyre.

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

