Sot protesta e "Revolucionistëve" të Berishës para bashkisë së Tiranës, ja rrugët që do bllokohen
21 Qershor 2024, 10:10 / POLITIKË

Policia e Shtetit ka marrë një seri masash për mbarëvajtjen e protestës, e cila pritet të mbahet sot para Bashkisë së Tiranës.
Protesta, e nënta në radhë, pritet të ketë tensione, ashtu si protestat paraardhëse, ku ka pasur hedhje molotovi dhe përpjekje për të shkulur gardhin metalik të vendosur para bashkisë.
Prej orës 09:30 e në vijim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.
Për këtë arsye sugjerohet që të përdoren rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe.
Po ndodh...
ide
Rilindja është Kapitalizmi i Katastrofës
Nga Klodian Tomorri
Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?
Nga Kreshnik Spahiu
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
