Spahiu: Rama-Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti PS-PD dhe të shkrihen partitë e tjera
Rama dhe Berisha duan që Parlamenti 2025 të ketë vetëm dy parti, PS dhe PD dhe të shkrihen partitë e tjera’, kështu është shprehur ditën e sotme, në një lidhje skype për emisionin 'Studio Live', në Report Tv, me gazetarin Arbër Hitaj, juristi Kreshnik Spahiu.
Ai tha se në zgjedhjet e ardhshme PD dhe PS do të dalin më të forta se në zgjedhjet e para 4 viteve.
‘Në janar Berisha dhe Rama do të forcojnë komisionin antikorrupsion për ti thënë SPAK jepni llogari para nesh. Do të asgjësojnë çdo parti tjetër dhe në parlament do të jenë vetëm PD dhe PS. Të dy do të polarizojnë skenën politike për të forcuar pozitat e tyre politike dhe për t’ju kundërvënë institucioneve të pavarura. Në zgjedhjet e majit të viti 2025 Rama dhe Berisha do të dalin më të fortë se 4 vite më parë, PS dhe PD do të jenë parti dominante’, tha ai.
ide
Misioni i Agron Shehajt!
A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128