Spahiu: Rezultati i zgjedhjeve del që në muajin Mars, kur do llogaritet edhe vota e emigrantëve

6 Shkurt 2025, 23:02 / POLITIKË ALFA PRESS

Spahiu: Rezultati i zgjedhjeve del që në muajin Mars, kur do

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se vota e Diasporës nuk mund të pengohet, pavarësisht se kërkohet që ajo të dështojë.

Kjo votë mund të jetë vendimtare dhe i tremb partitë e mëdha, por ato kanë infrastrukturën për ta kontrolluar atë dhe analizuar 2 muaj para zgjedhjeve kur të përfundojë regjistrimi zyrtar më 4 Mars.

Më tej ai shpjegon edhe se si veprojnë strukturat partiake dhe për çfarë do luftohet pas 4 Marsit. Spahiu thotë se rezultati i zgjedhjeve mësohet javët e para të muajit Mars, teksa parashikon që të ketë të paktën 190 mijë të regjistruar me këtë trend.

Partitë politike sot nuk janë ato të para 20 viteve, elektorati shqiptar është i vogël. Partitë e dinë se 90% e këtyre votuesve se të kujt janë. Rezultati i zgjedhjeve del ditët e para të Marsit, sepse nuk del më 11 Maj. Por sa të dali lista e personave të diasporës, do shkojnë të analizojnë emrat se për kë votojnë ata dhe të bëjnë llogaritë. Këto 190 mijë vota do orientojnë trendin politik të 11 Majit, se do merret vesh se sa përqind janë të njërës dhe tjetrës dhe në varësi të saj do shihet nëse do ketë garë konkurruese apo është përcaktuar fituesi”, shprehet juristi.